Lajme

Arrestohet në Prizren recidivisti i dhunës në familje

09/27/2024 09:38
nga:N K

Është arrestuar një person në Prizren, për të cilin babai i tij ka thënë se i shkakton probleme dhe është recidivist i dhunës në familje.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i shkakton probleme dhe është recidivist i dhunës në familje”.

“Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.