Lajme

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Babush të Ferizajt

03/05/2020 14:26
nga:Norë Kelmendi

Lidhur me rastin e ndodhur me datë 17 Janar 2020,hetuesit policorë sot kanë arrestuar personin e dyshuar lidhur me këtë vepër penale.

Rasti ka ndodhur në një restorant në fshatin Babush, KK Ferizaj , ku pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike, i dyshuari S.A. (m/sh/K) 40 vjeçar, ka qëlluar me armë zjarri në këmbën e djathtë viktimën K.I.(m/sh/k) 37 vjeçar dhe pastaj i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot ka qenë në arrati.

Gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.

Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit,i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën ai ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

06/03/2020 23:03

Ndodhi edhe kjo: Deputetja e PDK-së kundër Hashim Thaçit, kërkon lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes