Sporti

Arrestohet gjyqtari slloven, Slavko Vincic

05/29/2020 13:03
nga:M K

Është vënë nën pranga, gjyqtari i njohur slloven Slavko Vincic.

Slloveni është refer i njohur i futbollit në Ligën e Kampionëve, teksa nga viti 2010 gëzon distinktivin e FIFA-së, përcjell GazetaBlic.

Ai ka qenë pjesë e një grupi prej 35 personash, të cilët policia ishte duke i vëzhguar tash e një kohë.

Operacioni kishte të bënte me veprime ilegale të këtij grupi, kurse pas bastisjes, policia kishte hasur në prostitucion, armë dhe kokainë. Policia gjithashtu ka sekuestruar një sasi të madhe parash.

Ende nuk dihet arsyeja pse është arrestuar gjyqtari që ka ndarë drejtësinë në disa ndeshje të Ligës së Kampionëve, por që pritet të qartësohet brenda ditëve në vijim.

/GazetaBlic/