Lajme

Arrestohet i dënuari për terrorizëm

12/07/2017 18:35
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka arrestuar të kërkuarin Naser Avdyli, i cili është i dënuar nga Gjykata për pjesëmarrje në luftën e Sirisë.

Lajmin për arrestimin e Avdylit e konfirmuan burime të KALLXO.com brenda Policisë.

37 vjeçari nga një fshat i komunës së Dragashit ka qenë në arrati.

Në prill të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar Avdylin me 4 vjet e gjysmë burg. Ai kishte qenë në mesin e nëntë të akuzuarve që u shpallën fajtorë për terrorizëm në bazë të një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Speciale.