Lajme

Arrestohet 35 vjeçari në Prishtinë, dyshohet për ngacmime seksuale, mashtrim dhe prezantim i rrejshëm

06/05/2020 23:53
nga:Mergim Rreci

Me datën 05.06.2020 nga hetuesit policor të stacionit të Jugut në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprat Mashtrim, Prezentim i rrejshëm, dy raste:

Ngacmim Seksual (të raportuara në prill -maj 2020 )dhe  një rast të Dhunimit të raportuar në vitin 2018.

I dyshuari R.S (mashkull) 35 vjeç, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në veprat e sipërshënuara, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit  është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale.