Një person ka mbetur i lënduar pas një përleshje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.
Policia e Kosovës thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar.
Sipas autoriteteve mjekësore lëndimet viktimës i janë shkaktuar nga një mjet i fortë metali.
Pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarve tjerë me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.