Lajme

Arrestohen serbët duke futur ilegalisht pemë dhe perime në Kosovë

04/02/2020 10:26
nga:Norë Kelmendi

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Serbisë, të cilët nga njësiti policor janë hasur me automjetin e tyre në të cilin automjet kishin pas të ngarkuar 3.5 ton pemë dhe perime të ndryshme.

Arrestimi ka ndodhur në fshatin Tresavë të Leposaviqit.

Sipas policisë, të dyshuarit ilegalisht kishin hyrë në Kosovë, kishin kontrabanduar mallrat dhe nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë.

Pas intervistimit të të dyshuarve, janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore sipas udhëzimeve të prokurorit

06/03/2020 23:03

Ndodhi edhe kjo: Deputetja e PDK-së kundër Hashim Thaçit, kërkon lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes