Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Istog

12/31/2019 14:58
nga:B. D

Policia e Gjakovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të veturës dhe një shume parash si dhe për sulm fizik, fshatin Cerrcë të Istogut.

Sipas policies me datën 29.10.2019 të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën , goditur në kokë me mjet të fortë (sopatë) dhe nën kërcënimin e sopatës ia kanë marrë paratë e gatshme nga xhepi, 110 euro dhe 10 franga, si dhe nga viktima kanë këkuar qelesat e veturës. Më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

Ndërsa me datën 30.12.2019 rreth orës 22:25 në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë, është parë duke lëvizur automjeti VW Tiguan ngjyre e zeze me tabela regjistrimi që kërkohej, i cili automjet ishte lajmëruar me datë 29.12.2019 nga pronari se i ishte marr me rastin e grabitjes.

“Në lidhje me këtë rast është angazhuar njësiti policor, e cila ka vërejtur automjetin e lartë cekur dhe i ka dhënë shenjë që të ndalet, mirëpo të dyshuarit të cilët ishin duke drejtuar këtë automjet nuk kanë përfillur urdhërate e personave zyrtar, por me vrull të madh kanë vazhduar nga qendra e qytetit në drejtim të Prizrenit. Patrulla policore ka vazhduar në ndjekje të tyre me ç ‘rast edhe NJRSH-ja është angazhuar në asistencë të patrullës. Pas pak kohe në dalje të qytetit të Gjakovës personat nga shpejtësia e madhe që zhvillonin me automjetin e dyshuar, janë rrokullisur dhe kanë dale jashtë rrugës së asfaltuar”.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjellë në stacionin policor.

Policia gjithashtu njofton se gjendja e tyre shëndetësore është e mire, përderisa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë gjahu, një maskë dhe një thikë.

Rasti do të procedohet në Prokurori.

02/14/2020 20:13

Arrestohet burri që e keqpërdoronte seksualisht vajzën me probleme mendore (Pamje)