Lajme

Arrestimi vëllezërve Demaku dhe dy të tjerëve – vjen reagimi i OVL UÇK-së

04/13/2019 22:49
nga:A. R.

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së kanë reaguar pas vendimit për vuajtje dënimi të vëllezërve Demaku nga Grupi i Drenicës si dhe pas arrestimeve të reja të kryera sot ndaj vëllëzërve Demaj.

Në deklaratën e lëshuar, OVL e UÇK-së ka shprehur indinjatën e tyre duke theksuar që Grupi i Drenicës janë dënuar pa prova si pasojë e dështimit të drejtësisë ndërkombëtare.

Më poshtë njoftimi i plotë:

‘’Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe grupi i Drenicës janë dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i kësaj drejtësie, që fatkeqësisht po e zbaton drejtësia e Kosovës.
Dje u dërguan në vuajtje të dënimit kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku e ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, ndërsa sot arrestohen dhunshëm vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj në cilësinë e të dyshuarit.
Neve si OVL UÇK, na brengos fakti që kriminelët serbë shëtisin lirshëm kudo në Kosovë dhe nuk gjykohen për krimet që i kanë bërë, por po gjykohen e denohen me akuza të rrejshme luftëtarët e lirisë’’