Sot në Shqipëri është arrestuar asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.
VV ka vendosur që ta largojë atë nga partia.
Gazeta Blic ka kontaktuar deputetin e kësaj partie, Eman Rrahmani, për të marrë një prononcim nga ai lidhur me rastin.
Duke folur shkurt, ai tha se duhet kontaktuar Policia e Prokuroria dhe se nuk është me rëndësi se kush është apo çfarë është.
“Flisni me Policinë dhe Prokurorinë, pasi që ata e dinë më mirë për veprat e tij dhe se nuk ka rëndësi se kush është apo çfarë është”, tha Rrahmani për Gazeta Blic.
Pas arrestimit të asambleistit Besnik Mujeci, ka pasur reagime të shumta edhe nga deputetët e partive opozitare, ku deputeti i Partisë Demokratie të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke shkruar se era po vjen “SHTET” maifoz.
Tutje rreth kësaj ngjarje kanë reaguar edhe nga Lidhja Demokartike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ku ka thënë se partia në pushtet po e fundos Kosovën, dhe se qeverinë e quan “Qeveri e shpresës me shitblerje të drogës”.
Kurse kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, fton Prokurorinë për hetim ku thotë se VV’ja insistonte me çdo kusht të vendoste Mujecin aksionar në atë statcion.
Edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pasur reagime rreth arrestimit të Besnik Mujecit, ku drejtori për Informim, Lulëzim Blaka përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ky është fund i turpshëm për Kurtin dhe ushtrinë e tij.


