Sporti

Arresohet ylli i UFC’së, voziste i dehur dhe mbante me vete një armë!

03/26/2020 18:25
nga:Lorik J

Ylli i UFC, Jon Jones është arrestuar për përdorimin e pakujdesshëm të armëve të zjarrit, sipas mediave ndërkombëtare.

Kampioni i peshave të lehta të UFC, Jon Jones u arrestua nga Policia e Albuquerque sot në mëngjes për shkak të vozitjes në gjendje të dehur, si dhe përdorimin e një arme zjarri, përcjell GazetaBlic.

Jones u ndal nga Policia në orën 1 pas mesnatës, ndërsa ai tashmë është liruar nga paraburgimi.

Policët thonë se iu përgjigjën raporteve të të shtënave të zjarrit në Albuquerque rreth orës 1 të mëngjesit – dhe kur mbërritën në vendin e ngjarjes, ata gjetën Jones brenda një Jeep 2019.

Jon mohoi së ka gjuajtur me armë – por oficerët thonë se ai u shfaq i dehur dhe nuk morën për bazë përgjigjen e tij, ndërsa hetimet vazhojnë.

Ai tashmë duhet të paraqitet para gjykaëts me 9 Prill.

/GazetaBlic/