Sporti

Aromë me shije normaliteti, sot rikthehet futbolli kosovar

06/02/2020 08:11
nga:M K

Mes spekulimesh e intrigash imagjinare brenda opinionit të futbollit kosovar, ky i fundit sot u rikthehet fushave të blerta.

Dalja në këto fusha më tepër është fitore morale ndaj virusit të padukshëm, e që pritet të jetë nismë e triumfit real tē cilin synojmë ta realizojmë në rrugëtim e sipër, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, këtë mesjavë në program janë dy ndeshjet e para gjysmëfinale të kupës, derisa në fundjavë vazhdohet me kampionat, gjegjësisht xhiron e 23.

Sot, Prishtina luan përballë Drenicës me fillim nga ora 18:00, me të vetmin synim një rezultat pozitiv dhe siguri para duelit të kthimit.

Drenica do të jetë e hendikepuar në takimin e sotëm, pasi sulmuesi Alban Shillova nuk do të ketë të drejtë loje, pasi në “Bajram Aliu” është i huazuar pikërisht nga skuadra kryeqytetase.

/GazetaBlic/

06/28/2020 16:04

Serbët festojnë betejën e humbur të Kosovës