Sporti

Aro Muriç kthehet në Kosovë, delet ia “bllokojnë” rrugën

06/11/2019 18:52
nga:M K

Kosova mbrëmë fitoi si mysafire e Bullgarisë në njërën prej ndeshjeve më të bukura në histori të kombëtares.

Gardiani i portës ishte Aro Muric, anëtari i Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse pati kritika në drejtim të tij për shkak të lirisë së tepruar, Muric u paraqit relativisht mirë, teksa ndihmoi bashkëlojtarët drejt fitores së parë historike.

Pas ndeshjes, ai është kthyer në Kosovë, por i ka ndodhur një ngjarje interesante.

Përderisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, delet i’a kishin bllokuar rrugën, ndërsa këtë moment ai nuk ngurroi ta shpërndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

/GazetaBlic/

09/18/2019 22:41

Çmenden serbët – Sportistët kosovarë ngrisin flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në mes të Serbisë