Sporti

Aro Muric: Ja pse kemi humbur nga Anglia!

09/10/2019 23:24
nga:Lorik J

Portieri i kombëtares së Kosovës, Aro Muric beson se Kosova ka luajtur futboll të mirë.

Ai megjithatë thekson se plani i ndeshjes nuk ishte i mirë dhe Anglia na ka ndëshkuar në kundërsulmet e shpejta, raporton GazetaBlic.

Muric gjithashtu thekson se lojtarët duhet të jenë më të kujdesshëm me topin.

“Mendoj se plani i kësaj ndeshje nuk ishte më i miri, ne luajtëm ndaj një prej ekipeve më të forta, ata na shënuan në kundërsulme, ne duhet të jemi më të kujdesshëm me topin. Ne provuam të luanim futboll – por kemi luajtur futboll të hapur”, tha Muric.

Vlen të theksohet se Muric i priti penalltinë Harry Kane.

/GazetaBlic/