Në një rrëfim për “Expose”, prodhim i GazetaBlic, Arnisa Osmani ka treguar momentet kur filloi të kuptonte se diçka nuk ishte në rregull me shëndetin e saj, duke zbuluar më pas diagnozën e kancerit në gjinj.
“Kam vërejtur në gjinjtë e mijë dhe në trupin tim që diçka nuk ishte në rregull. Kam qenë në pushim në Turqi dhe kam pasur dhimbje shpine, që i kam lidhur me shkollën e mesme, dhe njëherësh dora më ishte mpirë, por i kam justifikuar si pasojë të lodhjes,” rrëfen ajo.
Arnisa tregon se edhe pse kontrollonte veten, nuk mund të gjejë diçka me dorën e saj.
“Isha në banjo dhe fillova me i prekë gjinjtë, dhe në fund të gjirit të majtë vërejta një kokërr që nuk lëvizte, por kur e shtyva më dhimbti pak. Në anën tjetër kisha gjithashtu, por nuk më dhejti,” thotë ajo.
Menjëherë pasi shkroi një doktorë në internet, më 17 shtator, ajo nisi rrugëtimin e vështirë me kancerin, duke qenë gjithmonë pranë së ëmës, e cila nuk e la asnjë çast vetëm.
“Më pyeti pyetje sipas protokollit, të gjitha i kisha normale përveç që nuk kam fëmijë. Kur filloi ta kontrollonte, fytyra e saj u zbeh dhe më tha se kisha një gjëndër të keqe, që 99% ishte kancer,” përshkruan Arnisa momentin e frikshëm.
“Mu duk si me më ra tavani në kokë. Doktorja më tha se nuk kemi kohë me muaj, por me ditë,” përfundon ajo me një ton të ngarkuar emocionalisht, duke treguar sfidën e madhe që po e priste.
Rrëfimi i plotë:


