Sporti

Armend Thaqi: Titullin e këtij viti po e shijojmë më shumë, ishte kampionat i vështirë

05/23/2024 15:57
nga:E K

Ballkani është shpallur kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi.

Kryendeshja e javës mes Llapit dhe Ballkanit që ishte vendimtare për titullin kampion, i takoi suharekasve të cilët fituan me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Karrica ishte ai që i dha pikët e arta skuadrës së Ilir Dajës me golin e realizuar në minutën e 74’të.

Armend Thaqi lojtar i Ballkanit për GazetaBlic Sport tha se ky titull shijon më shumë se të tjerët.

“Një trofe që po e shijojmë shumë më shumë se dy të parët, për shkak se e kemi fituar me shumë vështirësi gjatë rrugës dhe me shumë sakrificë nga të gjithë. Një titull plotësisht i merituar, sepse gjatë gjithë vitit ishim liderë dhe me shumë mund e fituam, duke treguar se kush është kampioni i vërtetë. Na kanë kritikuar shumë dhe na kanë motivuar shumë më shumë për këtë titull në fund”, tha Thaqi për GazetaBlic Sport.