Sporti

Armend Thaçi flet për mundësitë e largimit nga Gjilani

01/07/2018 20:18
nga:Lorik J

Futbollisti aktual i Gjilanit, Armend Thaçi, që së fundmi debutoi edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në një intervistë për “GazetaBlic” ka folur lidhur me një largim të mundshëm nga Gjilani.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar një sezon fantastik me Gjilanin, ku falë paraqitjeve mbreslënëse ka pasur oferta nga shum klube të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Thaqi ka folur për ‘GazetaBlic’ rreth ofertave, objektivave me Gjilanin dhe debutimit me Përfaqësuesen e Kosovës.

GazetaBlic: Pas paraqitjeve fantastike në vitin 2017, keni pasur shumë oferta nga klubet jashtë Kosovës. Cili është vendimi yt final?

Armend Thaçi: “Është e vërtetë që kam pasur oferta për t’u larguar nga Gjilani, mirëpo nuk ka qenë asgjë në dorën time. Unë kam kontratë me klubin deri në qeshor të vitit 2018 dhe klubi nuk më ka liruar për transferimin tim jashtë Kosovës”.

GazetaBlic: A keni pasur oferta edhe nga Superliga e Kosovës?

Armend Thaçi: “Po kam pasur oferta dhe kontakte edhe me klube të Superligës së Kosoves, mirëpo deri në qeshor nuk mund të lëviz përshkak të kontratës me klubin”.

GazetaBlic: Cilat janë pritshmëritë e juaja për këtë edicion me Gjilanin?

Armend Thaçi: “Presim një sezon shumë të fortë me ekipe shumë të forta dhe të veshtira për t’u mundur. Për ne si klub ndeshja e sezonës është kundër ekipit të Ballkanit në kuadër të Kupës. Normalisht nuk jemi edhe largë kreut dhe do të luftojmë deri në fund për kreun e tabelës”.

GazetaBlic: Cili ishte lojtari më i papërshtatshëm që jeni përballur në vitin 2017?

Armend Thaçi: “Të gjithë lojtarët me të cilët jam përballë në fushë. Me të gjithë më është dashur angazhim dhe punë në fushë për t’i neutralizuar”

GazetaBlic: Si e përjetove ftesën në Përfaqësuesen e Kosovës?

Armend Thaçi: “Ftesa në Përfaqësuese për mua ka qenë qërshia mbi tortë për vitin 2017. Është krenari ta përfaqësosh vendin tënd dhe kjo për mua ishte diçka që nuk mund ta përshkruajë”, tha ai për GazetaBlic.

 

02/25/2018 15:17

Armend Thaçi sikur Sergio Ramos, shënon në fund për fitoren e Gjilanit