Sporti

Armend Abazi largohet nga Fushë Kosova

01/04/2024 16:36
nga:Mergim Rreci

Problemet nuk kanë të ndalur tek skuadra e Fushë Kosovës.

Ka disa muaj që futbollistët nuk janë paguar dhe tashmë një pjesë e madhe e tyre kanë vendosur të largohen nga skuadra.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se Armend Abazi është futbollisti i radhës që ka vendosur të largohet dhe është gati për një aventurë të re në futbollin kosovar.

Abazi ishte në mesin e futbollistëve të dalluar tek Fushë Kosova në edicionin vjeshtor, por që për shkak të problemeve financiare ai ka vendosur që të mos qëndrojë më tek skuadra e drejtuar nga Burim Shala.

/GazetaBlic Sport/