Sporti

Armend Abazi flet për të ardhmen e tij pas largimit nga Drenica

08/14/2020 19:13
nga:Mergim Rreci

Pas përfundimit sezonit 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll, shumë futbollistë kanë filluar me lëvizjet e reja.

Së fundmi, Armend Abazi dhe KF Drenica kanë ndarët rrugët.  Mesfushori 25 vjeçar ka falënderuar klubin nga Skënderaj dhe të gjithë tjerët për vitet e kaluar në ‘Bajram Aliu’.

Në një pronocim për GazetaBlic Sport, Abazi ka treguar që ka tri oferta të mira dhe shumë shpejtë pritet të vendos për njërën nga to.

“Kam disa oferta dhe jam në shqyrtim të tyre. Janë tri ekipe nga futbolli kosovar, dy nga Superliga dhe një nga Liga e Parë. Besoj që në fillim të javës së ardhshme do të vendosi për të ardhmen time” tha Abazi për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që Armend Abazi ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm për vite me radhë te Drenica dhe largimi i tij do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën nga Skenderaj.

/GazetaBlic/