Sporti

Armando Duka i kënaqur me fitoren e Kombëtares dhe me trajnerin Panucci

09/02/2017 20:39
nga:Y.K

Presidenti Armand Duka është shprehur i kënaqur me rezultatin që Kombëtarja arriti në sfidën e sotme ndaj Lihtenshtejnit. Duka ka rezerva për agresivitetin në minutat e para të lojës, gjithsesi skuadra bëri detyrën duke korrur një rezultat pozitiv.

Presidenti ka folur edhe për sfidën që do të luhet në 5 shtator ndaj Maqedonisë.

Për ndeshjen e sotme

Nëse s’do kishim bërë dy gola do thoshin si nuk bëmë një. Asnjë kundërshtar nuk është i lehte. Në qoftë se i ke mundësi të shënosh pse jo. Ndeshjet e shtatorit janë te vështira, sepse është fillim sezoni për lojtarët në klube. Ne nuk jemi skuadër e madhe qe te çmontojmë çdo kundërshtuat. Duhet të jemi të kënaqur me atë që arritëm. Do te doja cik me sh agresivitet ne minutat e para. Kur përfundimi është pozitiv nuk ke ç’të thuash. E kane menaxhuar ndeshjen mire.

Për sfidën ndaj Maqedonisë

Me Maqedoninë është thjesht sfida e radhës, një ndeshje si gjithë te tjerat. Do shkojmë për të luajtur futboll dhe do te bëjmë maksimumin për të marrë 3 pike. Nuk duhet të mendojmë asnjë diskutim që bëhet jashtë futbollit. Në qoftë se do të japim maksimumin dhe nuk do të kemi ngarkesa të tjera besoj se do të marrim një rezultat pozitiv.

 

06/04/2018 11:52

Befason Duka, ja çfarë thotë për Panuccin