Arjanit Fazlija vazhdon ta përfaqësojë me krenari flamurin e shtetit të Kosovës.
Pjesë e ‘Dardanëve’, që nga U15, pastaj U17, U19, Fazlija është ftuar tashmë edhe tek kombëtarja e U21, e cila drejtohet nga Afrim Tovërlani, shkruan GazetaBlic Sport.
Suksesin më të madh deri tani e kishte me Kosovën U19 nën drejtimin e Adil Maliqit, ku kaluan në Main Raund duke luajtur tre ndeshje në Slloveni.
Fazlija është një futbollist i lindur dhe rritur në Gjermani, por me shumë pasion e vullnet po e përfaqëson fanellën e vendit tonë.
Ai aktualisht është pjesë e Greuther Furth klub me të cilin ka nënshkruar kontratë këtë vit, kurse tashmë synon që nëprmjet Kombëtares U21 të gjejë rrugën për t’iu bashkuar Kombëtares A.