Showtime

Arilena Ara do ta këndojë në anglisht këngën e saj “Shaj” në “Eurovision 2020”

02/18/2020 19:07
nga:N S

Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në natën e dytë të festivalit që do të mbahet më 14 maj.

Ajo do të performojë e 18-ta me radhë. Arilena ka qëndruar javëve të fundit në Los Angeles, atje ku ka ripërpunuar këngën e saj me disa producentë të huaj.

Ndërsa gjatë një intervsite të dhënë për ‘Vizioni i Pasdites’ ajo ka treguar se në “Eurovision 2020” këngën “Shaj” do ta këndojë në gjuhën angleze.

“Kënga do dalë shumë shpejt, por dua të them që meqenëse kënga u ndërtua në fillim në variantin anglisht, me një demo dhe me një tekst minimalist anglisht, ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga “shaj”. Është në të njëjtin karakter dhe mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër”, është shprehur Arilena.