Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, tregoi pse nuk iu përgjigj thirrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të mos shkarkohet ish-kryetarja Ardita Sinani.
Arifi sot u rizgjodh kryetar i Preshevës pasi rrëzoi me vota Sinanin, derisa ajo ishte në takim me Kurtin në Prishtinë. Arifi tregon pse nuk ishte pjesë e atij takimi me përfaqësues nga Presheva.
“Nuk u dëgjua zëri i Kurtit sepse ishte përçares. Qytetarët e Preshevës e kishin kuptuar lidhjen subjektive që Ardita Sinani e kishte me Liburn Aliun. Është ndërhyrje flagrante, që kryeministria të instrumentalizohet nga një person që ka lidhje familjare me Preshevën. Kurti është totalisht i pa informuar dhe i instrumentalizuar nga Liburn Aliu”, tha ai në ATV.