Për analistin poltik, Dritëro Arifi, Qeveria Kurti e ka keqkuptar politikën e jashtme.
Arifi për emisionin Expose e cilëson se mos-anëtarësimi i Kosovës në KiE ka qenë një ndër dështimet spektakluar në këto katër vite.
“Qeveria Kurti e ka keqkuptuar politikën e jashtmë, në njëfarë mënyre kanë menduar se politika e jashtme mund të bëhet vetëm më fjalë të bukura. Rezultati i kësaj Qeverie në politikën e jashtmë është shumë zhgënjyes sepse kanë anashkaluar çështjet më të rëndësishme. Ne e patëm një dritare të jashtëzakonshme për t’u anëtarësuar në KiE, por për shkak të kalkulimeve të gabuara dhe mossinqeriteti me partnerët tanë, na kushtoi me mosanëtarësim në atë Këshill. Kjo ka qenë një prej dështimeve spektakulare në të gjitha këto katër vite, por nuk është vetëm kjo. Pra, është edhe përceptimi që është krijuar për Qeverinë e Kosovës. Çfarëdo justifikimi që mund të japim, nuk e mbulojnë dështimin e këtyre katër viteve. Për Qeverinë e Kosovës, më e rendësishme ka qenë vendosja e një flamuri në Leposaviq, se sa fuqizimi i marrëdhënieve me Washingtonin”, tha Arifi.
Arifi tha se, njohja e Kosovës nga pese vendet e BE-se bëhet vetëm kur mes Qeverise, ShBA-se e BE-se ka kordinim të fuqishëm.
Tutje, ai vazhdon të fajesoj Kurtin duke e cilësuar si prishës të imazhit të Kosovës me veprimet në veri.
“Për pesë vendet e BE-së që s’po na njohin, nuk është vetëm faji i Qeverisë. Faji i tyre është që nuk ka arritur ta merrë të paktën njërën njohje. Këto njohje është vështirë t’i merrë ndonjë Qeveri vetë, pra këtu kërkohet diplomacia e fuqishme e ShBA-ve dhe BE-së, nëse e kishim pas këtë kordinim që nga fillimi, diçka kishim mundur të arrijmë. Njohja e Kosovës nga vendet mosnjohese, arrihet vetëm me koordinim 100% me partnerët ndërkombëtar. Sanksionet nuk janë marrë seriozisht as nga Qeveria, ne kemi mbetur në “strofullën e Leposaviqit”. Kjo është “fitorja jonë më e madhe dhe e shekullit”. Kjo nuk është fitore, është problematik që na portretizon si shtet, madje i bën edhe shtetet tjera të mos na njohin dhe mos ta përkrahin heqjen e sanskioneve ndaj nesh”, përfundon Arifi për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.