• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Arifi: Kurti, Osmani dhe Gërvalla dështuan – Kosova mund të përballet me sanksione të reja nga Trump

11/10/2024 21:36
nga:G C

Ish-diplomati Avni Arifi, ka theksuar se përpjekjet për anëtarësimin në Këshillin e Evropës kanë dështuar për shkak të mosplotësimit të obligimeve, ndërsa ka akuzuar liderët e Qeverisë Kurti, përfshirë ministren Donika Gërvalla, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për përgjegjësinë e këtij dështimi.

Ai ka theksuar se diplomacia e Kosovës është në krizë dhe ka humbur mundësinë për të arritur njohje të reja.

“Problemi kryesor është tek mos-konsistenca jonë. Eshtë kriju një politikë e mbrapsht në Kosovë, pra po i pranojnë obligimet dhe si po vijnë në Kosovë për shkaqe elektorale dhe për populizëm po e lejnë Kosovën me vujt. Kosova ka marrë obligime dhe është dit me muaj të tërë s enuk do të bëhemi anëtarë të Këshillit të Evropës nëse Kosova nuk i përmbush ato obligime. Nuk i përmbushëm obligimet dhe pesë minuta përpara mbledhjes u tentua edhe pse për shkaqe të parimeve thonin se nuk e pranojnë Asociacionin, u dërgua një letër për me e godit vetveten edhe moralisht, me humb fytyrë se ‘hajt se i plotësojmë ato obligime që i kemi’ dhe për këtë arsye ne kemi mbetur edhe të humbur edhe të koritur në procesin e antarësimit në Këshillin e Evropës. Nuk ka asnjë njohje, nuk ka as diskutime për me na njoht ndonjë shtet. Totalisht Kosovës i ka vdek diplomacia, Kosova nuk ka politikë të jashtme”

“Sa i përket mungesës së njohjeve është dështim i gjithë qeverisë Kurti sepse nëse ka qenë dështim i Gërvallës, atëherë ku ka qenë Kurti, ai është eprori i saj. Që të tre kanë dështu edhe Kurti, edhe Vjosa Osmani edhe Gërvalla.”.

Arifi për “Expose” prodhim i GazetaBlic ka bërë një paralajmërim shumë të fuqishëm.

Sipas tij, sanksionet nuk do të hiqen, por Kosova rrezikohet edhe nga masa tjera ndëshkuese, pas ardhjes në pushtet të Donald Trump, si president i Amerikës.

“Jo masat nuk hiqen përderisa Kosova nuk i ndërron politikën e jashtme, jo vetëm që nuk do të hiqen por me ardhjen e presidentit Trump Kosva mund të fitojë masa te reja”, tha Arifi.