Lajme

Arifi: I vetmi opsion për me pas qeverisje, të paktën nje vjeçare, mbetet opozita!

3 ditë më parë
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka thënë Presidenca raporton “Gazeta Blic”.

Nga partia e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit si duket ende nuk i kanë numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve.

Kështu të paktën deklaroi pak ditë më parë ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, aktualisht deputete nga lista e lëtij subjekti politik.

“Nga 10 deputetë të pakicave joserbe, 3 nuk e kanë dhënë ende konfirmimin e plotë, kanë pasur kërkesa më të mëdha se sa mandati i tyre. Ka dyshime se ka presion edhe nga Lista Serbe për të parandaluar formimin e qeverisë Kurti 3 përmes shantazheve ndaj grupit të pakicave joserbe. Aktualisht janë 8 nga komunitet jo shumicë, edhe Limaj ka shprehur gatishmërinë për 3 deputetët e vet, bëhen 59, duke ngelur ende 2 mangët nga 61 i shumicë së thjeshtë parlamentare që duhen për qeverinë… Me trendin aktual nuk mund të kem parashikim pozitiv. Dua të besoj që do i kemi, por po e shoh me vështirësi”, tha Lusari-Lila.

Por cilët mund të jenë skenarët e mundshëm për formimin e institucioneve?

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Arifi, tha se partia fituese, LVV-ja, nuk e ka shumicen parlamentare kurse opozita është në sprovë se a do te mundet të krijoj formulë te përbashket të qeverisjes.

Arifi parashikon se mund të ketë një ngërç institucional.

“Partia fituese nuk e ka shumicen parlamentare kurse opozita është në sprovë se a do te mundet të krijoj formulë te përbashket të qeverisjes. Shihet se do të jetë një ngërç institucional ku partia më e madhe do të abuzoj me kandidatin për kryetar të Kuvendit duke mos e propozuar atë” deklaroi Arifi për “Gazeta Blic”.

Sipas Arifit, i vetmi opsion për me pas qeverisje mbetet opozita.

“I vetmi opsion për me pas qeverisje, të paktën nje vjeçare, mbetet opozita e cila per hir të interesit kombëtar duhet të tejkaloj diferencat dhe të i ofroj Kosovës zhvillim te proceseve. Kosova veç është ne humbje qe 5 vite, i takon opozites ta ndal këtë proces” tha Arifi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/