Lajme

Arifi: Absurde që Ura e Ibrit të jetë e mbyllur – Kurti të sqarojë pse ajo s’u hap në koordinim me KFOR-in

06/18/2024 21:32
nga:G B

Miroslav Lajçak, emisar Special në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit, mund të sjell incidente dhe ta komplikojë situatën e dialogut edhe më tej.

Ai ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet në dialog dhe hapja e Urës të bëhet me koordinim dhe dakordim, duke shtuar se partnerët s’është mirë të befasohen.

Por, me Lajçakun nuk pajtohet ish kryenegociatori i dialogut, Avni Arifi.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se është absurde që Ura të mbahet e mbyllur dhe s kompetencat për hapjen e saj i ka KFOR-i.

“Është absurde të mbahet ura e Ibrit mbyllur dhe ajo duhet të hapet. Kompetencat për Urën e Ibrit i mban Komandanti i KFOR-it dhe pritjet kanë qenë që hapja të ndodhë në koordinim me KFOR-in”, thekson ai.

Sipas Arifit, Kurti duhet të sqarojë se çka ka ndodhur dhe pse po bëhen pjesë të dialogut tema që s’duhet të bëhen.

“Se çfarë ka ndodhur dhe pse temat që s’kanë qenë të planifikuara të jenë pjesë të dialogut por po bëhen, besoj që i takon Kurtit t’i sqarojë. Këtu ose ka rënë për toke besimi ndaj institucioneve të Kosovës ose është një arsye tjetër që mbase Kurti di ta sqarojë më mirë”, thotë Avni Arifi./Gazeta Blic/

 

Agusholli i reagon Lajçakut: Hapja e Urës së Ibrit çështje kohe – s’ka nevojë të diskutohet në dialog