Lajme

Arianit Koci: Kurti mirë ia bëri Veliut

03/18/2020 16:37
nga:Gazeta Blic

Avokati Arianit Koci ka reaguart pas shkarkimit të Agim Veliut nga ana e Albin Kurtit.

Ai e ka konsideruar si të drejtë këtë hap, pasi sipas tij, në çështjet kyçe duhet të ketë koordinim ndërmjet ministrave dhe kryeministrit, raporton Gazeta Blic.

“Prandaj, LDK nuk ka pasë nevojë fare me dhënë ultimatum deri në fund të javes. Ose le të del prej qeverisë menjëherë, ose le të duron. E sa për qeveri, gjindet zgjidhja – me apo pa zgjedhje”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Kur një ministër i koalicionit është në disonancë me kryeministrin për çështje kyçe, natyrisht që duhet të shkarkohet.

Partitë e koalicionit, kur nuk janë unison, bëhen peng e njëra-tjetrës, dhe nuk kanë efikasitet qeverisës.

E në këtë krizë, nuk na duhet një qeveri e inateve dhe qëndrimeve diametralisht të kundërta.

Prandaj, LDK nuk ka pasë nevojë fare me dhënë ultimatum deri në fund të javes.

Ose le të del prej qeverisë menjëherë, ose le të duron.

E sa për qeveri, gjindet zgjidhja – me apo pa zgjedhje.

Haziri: Pa Agim Veliun s’ka koalicion LVV LDK

04/13/2020 16:38

Arianit Koci del kundër karantinimit: Ka një ide tjetër për ‘luftimin’ e koronavirusit