Lajme

Arianit Koci: Çdo aktakuze që i kalon afati prej 6 muajsh, mund të jetë e konfirmuar

09/29/2020 00:06
nga:Gazeta Blic

Avokati Arianit Koci duke folur mbi aktakuzën e ngritur ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka thënë se nëse kalon afati 6-mujor i konfirmimit të saj, mund të supozohet se është e konfirmuar.

“Rregullorja procedurës ia jep autoritetin prokurorit të rastit që me kalimin e afatit 6 mujor mos ta jep informacione se është konfirmuar aktakuza. Kjo kuptohet nga aktakuza e konfirmuar në qershor e Mustafës dhe tash është publikuar, pas tre muajve. Nëse kalon afati 6 muaj dhe nuk marrim informacion, më e mundshme është se aktakuza është e konfirmuar sepse kur hudhet aktakuza nuk ka dispozitë në rregullore që thotë se mund të mbahet e fshehur. Çdo aktakuzë të cilës i kalon afati 6 muaj dhe nuk kemi informacion çka ka ndodhë me të mund të supozojmë se është konfirmuar sepse ligji nuk parasheh që një aktakuzë të mbahet si informacion i fshehur”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Koci shton se si në rastin e Mustafës, edhe me Thaçin dhe Veselin mund të ndodhë që Prokuroia e Specializuar të lëshojë fletëarrest e jo t’i ftojë fillimisht.

“Prokurori i rastit e ka mundësinë që menjëherë ta arrestoj por edhe ta ftoj personin ndaj të cilit është konfirmuar aktakuza. Në fazën kur ngritët aktakuza deri në konfirmim, ai person nuk është i akuzuar por i dyshuar. Prokurori në këtë rast e ka vlerësuar se kështu duhet me vepru me Mustafën. Besoj se këtë praktikë do ta përdorë edhe në rastet e tjera”.