Lajme

Arianit Koci: Albini sigurt do të jetë në pushtet edhe 100 ditë, tash ta shohim sa din me udhëheq!

03/26/2020 11:24
nga:Y I

Avokati i njohur Arianit Koci me anë të një shkrimi në Facebook ka analizuar situatën politike pas shkarkimit të Kryeministrit Albin Kurti.

Koci thekson se tash Kurti do të jetë në pushtet së paku edhe për tre muaj dhe le ta tregon veten.

Postimi i plotë:

Aktualisht, Albin Kurti e ka shtetin në dorë:
– Kryeministrinë komplet, duke e përfshirë edhe postin e zëvendësit;
– Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme;
– Simpatinë e një pjesë të konsiderueshme të popullatës;
– Simpatinë e një pjesë të mediave;
– Ushtrinë më të organizuar të FB;
– Startin e mirë, me vendimet e marra në fillim të mandatit.

Sigurt do të jenë në pushtet edhe 100 ditë.

Rrethanat shoqërore dhe politike nuk janë të favorshme për shkak të koronavirusit.

Por, populli e sheh dhe vërenë kush dhe sa po din me na udhëheqë.

S’ka më kohë dhe vend për fjalë.
Koha e veprave,

Le t’a tregojnë tash vetën!