Opinion

Arianit Koci: A mund t’i urojmë myslimanet për Vitin e Ri?

01/01/2019 16:08
nga:Arianit Koci

Shkruan: Arianit Koci

Urimi për Vitin e Ri, është edhe një lloj lutje për personin që e uron.
I uron fat, mirësi, shëndet dhe çdo të mirë në jetë.

Prandaj, askush nuk ka arsye me u hidhëru – për shkaqe fetare, apo me e marrë si provokim, nëse dikush i uron.

Sidoqoftë, të uron miku.

Në anën tjetër, në trevat tona, këtë festë e kanë festuar dhe e festojnë: baba, nëna, gjyshi, gjyshja dhe shumë familjar e miq.

Kemi një lloj tradite në festimin e Vitit të Ri.

Ka edhe shumë arsye tjera mos me e marre urimin si provokim.

Thjesht, nuk dua të besoj që ka njerëz, që edhe urimin e Vitit të Ri e bëjnë me prapavijë.

Prandaj, t’i shfrytëzojmë të gjitha festat, si arsye – së pari për shoqërim, dhe pastaj që edhe ta bekojmë njëri tjetrin.