Argjentina dhe Brazili takohen në një ndeshje të madhe kualifikuese për Kupën e Botës në Buenos Aires.
Fituesja aktuale e Kupës së Botës, Argjentina do të jetë pa Lionel Messin për shkak të lëndimit, por e dinë se fitorja do t’i sigurojë atyre një vend shumë të mirë për Botërorin e 2026, ndërsa Brazili është gjithashtu i pozicionuar mirë në kualifikimet e Amerikës së Jugut.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 01:00 pas mesnate, por që pritet të jetë shumë e rivalizuar, madje me rrezikshmëri të lartë.
Një deklaratë e djeshme e Raphinhas e ka ndezur shumë rivalitetin mes këtyre dy kombëtareve, kurse komentuesit argjentinas po kërkojnë hakmarrje maksimale ndaj tij. Ata e kanë kërcënuar dhe e kanë paralajmëruar sulmuesin brazilian, gjithashtu kanë pasur kërkesa specifike ndaj futbollistëve të tyre.
Disa nga komentet e argjentinasve nën postimin e fundit të Otamendit në IG, pas fjalëve të Raphinhas:
– “Me gjithçka sot!”
– “Ti e di se çfarë të bësh me Raphinha”
– “Do ta fal kartonin e kuq sot, por lëri dhuratë Raphinha-s!”
/GazetaBlic Sport/