Sporti

Argjentina – Spanja, finalja e kampionatit botëror “Kina 2019”

09/13/2019 17:06
nga:M K

Janë mësuar finalistët e kampionatit botëror në basketboll.

“Kina 2019” deri më tani ka qenë triller në vete, derisa finalja vetëm sa do ta dëshmojë këtë, të paktën ashtu pritet, shkruan GazetaBlic.

Argjentina mposhti Francën në gjysmëfinalen e dytë me rezultat 80-66, për ta prerë biletën kështu për në finalen e madhe, aty ku e pret gjiganti tjetër i këtij sporti, Spanja.

Favoriti kryesor, SHBA-ja u eliminua më herët, kurse kombëtarja nga kontinenti latino-amerikan ka qenë njëra prej befasive të këtij kompeticioni.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore