Showtime

Argjentina Ramosaj vie me një urim prekës për ditëlindjen e djalit të saj

07/21/2019 20:16
nga:Y Ramadani

Argjentina Ramosaj, vie me një urim special për ditëlindjen e djalit të saj, shkruan Gazeta Blic.

Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur duke publikuar foto në Instagram, ku shihet ambienti festiv i djalit i cili feston ditëlindjen.

Ndryshe, djali i Argjetinës ka mbushur katër vite, duke thënë kështu edhe vetë këngëtarja se këto vite kanë kaluar shumë shpejt.

“Gëzuar ditëlindjen engjëllit tim. Ne jemi shumë krenar për të voglin tonë. Këto 4 vite kanë kaluar shumë shpejt, por e kanë mbushur jetën tonë me shumë dashuri dhe gëzim. Të dua shumë arushi im Pooh”, ka shkruar Argjentina në foton me djalin dhe partnerin e saj.

Por, Argjentina ka publikuar edhe foto me familjarët e tjerë të saj, duke u parë shumë të lumtur në gjirin familjarë.

/GazetaBlic/.