Showtime

Argjentina Ramosaj feston ditëlindjen, kështu e uron nëna e saj

05/21/2019 08:57
nga:N S

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar.

Argjentina Ramosaj sot feston ditëlindjen e saj të 29-të. Me rastin e ditëlindjes së saj, artistja ka marrë urimet e para nga familjarët e saj, të cilët nuk kanë hezituar ta urojnë me fjalët më të mira në rrjetet sociale.

Nëna e këngëtares, fotografja e njohur, Suzana Mushkolaj përmes rrjetit social, Instagram vendosi të urojë të bijën, duke treguar se sa krenare është me të. “Urime ditëlindja për vajzën time që më bëri prindin më krenarë në tokë. Fati yt përgjatë jetës të jetë i mbushur me dashuri, kënaqësi dhe lumturi. Të dua shumë engjëll, ti je shoqja ime më e mirë dhe e vetmja”, ka shkruar ajo sipër disa imazheve të publikuara.

07/29/2020 13:11

Fotografitë provokative të disa këngëtareve që publikuan gjatë muajit korrik