Kombëtarja e Argjentinës ka mposhtur Italinë në “Wembley”.
Argjentina, kampione e Kupës së Amerikës ishte gjatë gjithë ndeshjen më e mirë se skuadra e Italisë, që është kampione aktuale e Evropës, shkruan GazetaBlic Sport.
Lionel Messi me shokë e përfunduan të gjithë punën në pjesën e parë, kur shënuan dy golat e fitores.
Fillimisht realizoi Lautaro Martinez, pas asistimit të Messit në minutën e 27’të.
Në fundin e pjesës së parë, Angel Di Maria shënoi një super gol me parabol – pas asistimit të Lautaro Martinez.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi total i Argjentinës – por Donnarumma ishte në top formë dhe ndali goditjet e shumta të argjentinasve.
Megjithatë, në sekondat e fundit të ndeshjes, Di Maria në prekjen e parë realizoi për rezultatin final 0:3.
Në fund, Argjentina u shpall kampione e “Finalissima”, pas fitores 0:3 ndaj Italisë.
/GazetaBlic SPort


