Sporti

Argjentina me katër ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Nigerisë

06/25/2018 13:09
nga:Lorik J

Kombëtarja e Argjentinës nesër do të ndeshet me Nigerinë me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes së tretë të grupit D.

Ata duhet të mposhtin Nigerinë për t’u kualifikuar tutje dhe duhet të shpresojnë që Kroacia të fitojë ndaj Islandës, shkruan GazetaBlic

Aguero thuhet se do të humbasë vendin e tij në formacionin fillestar të ndeshjes dhe vendin e tij do të zë Higuain ose Dybala.

Angel di Maria dhe Ever Banega raportohet gjithashtu se do të fillojnë në vend të Marcos Acuna dhe Enzo Perez.

Në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme gjithashtu do të jetë edhe portieri Willy Caballero, i cili ka bërë disa gabime trashanike në sfidën ndaj Kroacisë.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore