Sporti

Argjentina fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale, aty e pret Brazili

06/28/2019 22:59
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh edhe ndeshja çerekfinale e “Copa America 2019” mes Argjentinës dhe Venezuelës.

“Gauçosët” fituan me rezultat të pastër 2-0, ku golat i realizuan Lautaro Martinez dhe Lo Celso, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht në minutën e dhjetë, Martinez shfrytëzoi një asistim të Agueros për ta dërguar topin në rrjetë, derisa në të 74-tën, Lo Celso i’a solli golin e qetësisë kampionëve të dyfishtë botërorë.

Kësisoj, skuadra e udhëhequr nga Scaloni kualifikohet në gjysmëfinale të turneut “ameriko-latin”, aty ku e pret kundërshtari i përbetuar, Brazili.

Ky i fundit në çerekfinale eliminoi Paraguain pas ekzekutimit të penalltive.

/GazetaBlic/

09/15/2019 15:26

Përfundon çereku i tretë i finales së botërorit të basketbollit, Argjentinë – Spanjë