Sporti

Argjentina eliminohet nga Brazili, Messi “përshëndetet” me Topin e Artë

07/03/2019 08:00
nga:M K

Brazili ka mposhtur Argjentinën me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Copa America” që po mbahet pikërisht në vendin ku futbolli është më shumë se pasion.

Djelmoshat e Tites u treguan më të vëmendshëm sesa ata të Scalonit, për të arritur kështu në finale të kompeticionit më të madh “latino-amerikan”, shkruan GazetaBlic.

Gabriel Jesus në minutën e 14-të dhe Firminho në të 71-tën mjaftuan që “verdhë e kaltërit” t’i eliminojnë rivalët e përjetshëm, “gauçosët”.

Në finale, “Seleçao” do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Kili – Peru.

Ky eliminim padyshim se mund t’i kushtojë edhe lojtarit më të mirë në rruzull, Lionel Messit, në luftën për “Topin e Artë”, pasi shumica e atyre që kanë të drejtë vote për ndarjen e çmimit më të mirë individual kanë pritur këtë garë, për të vendosur përfundimisht nëse anëtari i Barcelonës do ta fitojë atë.

Megjithatë, fituesi i pesëfishtë i këtij çmimi, edhe më tutje mbetet kandidati më serioz për të triumfuar në gala-mbrëmjen e fundvitit që do ta organizojë revista “France Football”, derisa konkurrent të vetëm e ka mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

/GazetaBlic/

11/19/2019 10:20

Momenti kur Messi brenda pak sekondave driblon pesë lojtarë të Uruguait