Sporti

Argjentina as hija e një kombëtareje serioze, mposhtet nga Kolumbia

06/16/2019 07:48
nga:M K

Kolumbia ka mposhtur Argjentinën në ndeshjen e parë të këtyre dy kombëtareve në “Copa America 2019”.

Në duelin e vlefshëm për grupin B, “gauçosët” nuk ishin as hija e një kombëtarje serioze, teksa këtë e shfrytëzuan më së miri kolumbianët që triumfuan 0-2, shkruan GazetaBlic.

Ndeshja po shkonte për barazim, pasi të dyja palët ishin thuajse të barabarta, megjithëse “të verdhët” ishin më konkretë, andaj edhe angazhimi i tyre rezultoi me sukses në minutën e 70-të.

Martinez realizoi fillimisht në minutën e 71-të, para se Zapata në të 86-tën të regjistroi shifrat përfundimtare, Argjentinë zero, Kolumbi dy.

Kampionët e dyfishtë botërorë tashmë pozicionohen në fund të grupit B, derisa mbetet të shihet nëdy takimet e fundit përballë Paraguajit e Katarit, nëse do t’ia arrijnë të kualifikohen për në “Play-Off”.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore