Showtime

Ardit Gjebrea ka disa fjalë për Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit të saj

06/12/2019 09:40
nga:L I

Sot po festohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Ardit Gjebrea ka bërë një postim në Instagram, ku ka uruar gjithë shqiptarët për këtë ditë të rëndësishme për ta.

“20 vite më parë si sot, NATO i jep fund masakrave të forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Përfundoi makthi i vrasjeve, djegieve, dhunimeve, dëbimeve!”, shkroi Gjebrea.

Gjithashtu ai thotë se kjo ditë është dita kur u rikthye drejtësia në Kosovë.

Dita e çlirimit të Kosovës është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët! U rikthye paqja, drejtësia, dinjiteti!Gëzuar vëllezër!”, ka shkruar Ardit Gjebrea./GazetaBlic

06/20/2019 07:35

Liderët e BE-së sot konfirmojnë konkluzionet e Këshillit të Ministrave për zgjerimin