Showtime

Ardit Gjebrea humb nënën e tij, mesazhi që të përlot

08/04/2018 11:08
nga:N S

Moderatori shqiptar Ardit Gjebrea ka humbur nënën e tij ditën e djeshme.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i moderatorit me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Joni shkruan i trishtuar se gjyshja e tij e dashur ka ndërruar jetë dhe ka informuar edhe orën në të cilën e ndjera përcillet në varreza.

Pak minuta më pas vetë moderatori ka postuar dy foto me nënë e tij të ndjerë, Firdeus.
Krahas fotos ai shkruan se nuk do të mësohet dot me mungesën e saj.

Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde…Lutem që engjëjt të kujdesen për ty,’-shkruan Arditi krahas fotove”.

Ndjekësit kanë vërshuar me mesazhe ngushëllimi në komente.

06/07/2020 17:00

Urimi i Aurela Gaçes me rastin e ditëlindjes së Ardit Gjebresë