Sporti

Ardian Limani: Sot filluam stërvitjet, nesër miqësorja e parë

01/25/2020 11:44
nga:M K

Drita e Gjilanit tashmë është akomoduar në Turqi, aty ku do ta zhvillojë njërën nga fazat përgatitore.

“Bardhë e kaltërit” sot kanë filluar edhe më stërvitjet, teksa nga nesër i fillojnë edhe ndeshjet miqësore.

Këtë e ka konfirmuar në një prononcim për GazetaBlic, kapiteni i skuadrës, Ardian Limani, i cili zbuloi faktin se sot filluan me stërvitjet, ndërsa nesër e zhvillojmë miqësoren e parë.

“Sot kemi filluar me stërvitje, edhe pse për shkak të udhëtimit nuk jemi në 100%-shin tonë. Megjithatë, nesër është miqësorja e parë me skuadrën polake, Zaglebie Lubin, ndërsa deri në fund do t’i zhvillojmë edhe dy të tjera, Vorskla Poltavas dhe ndaj një ekipi të Kazakistanit”, përfundoi Limani.

Kujtojmë se përveç Dritës, në Turqi janë në përgatitje edhe Gjilani e Ballkani.

/GazetaBlic/

02/29/2020 18:55

Paqe në Prishtinë, festë në Gjilan