Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka folur rreth mundësisë së tij për të kandiduar për kryetar të Prishtinës.
Kastrati në emisionin DPT TE FIDANI ka thënë se nuk ka gjasa që ai të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
“Jo s’ka gjasa, unë nuk jam njeri që mirret vesh në politika lokale”, tha ai.
Po ashtu, Kastrati thotë se nuk ka pretendim që të kandidojë, ndonëse thotë se PDK-ja shumë shpejt do ta bëjë të ditur emrin për kandidatin për kryetar të Prishtinës.
“Nuk kam kurfarë retendimi jko tash po as në të ardhmen besoj. Partia shumë shpejt do të dalë më kandidatin”, tha Kastrati.