Lajme

Ardian Kastrati fshin postimin fyes ndaj Vjosa Osmanit

04/04/2021 22:12
nga:Lorik J

Deputeti Ardian Kastrati ka fshirë nga profili i tij në Facebook një postim përmes së cilit ka fyer Vjosa Osmanin.

Pasi u bë lajm nga të gjitha media, e u shpërnda gjithandej, Kastrati u tërhoq nga postimi.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, ka shkruar ai.

Ndaj këtij postimi reagoi ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila tha se Osmanin duhet ta gjykojmë për veprimet politike, por jo për dukjen dhe peshën e saj.