Lajme

Ardian Gjini: Ideja e “Mini- Schengenit” është budallallëk par excellance!

12/24/2019 00:04
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini e ka komentuar idenë e një “Mini- Schengeni” Ballkanik.

Ai ka shkruar se është budallallëk par excellance ideja e këtij “Mini- Schengeni”.

Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë të Ardian Gjinit:

Ja ka zënë lisi pamjen e nuk e sheh malin.

Çfarëdo tentim analize, për të mirat dhe të këqiat e “të ashtuquajturin mini-schengen”, qoftë në rrafshin ekonomik, qoftë në atë politik, është budallallëk par excellance!
Kjo iniciativë kinse rajonale, e bën Serbinë dhe lidershipin e saj të duket e mirë dhe proaktive. Ia kamuflon dhunën konsistente dhe të përsëritur kundër Kosovës dhe popullit të saj.

E rehabiliton vendin më të dhunshëm në gjithë Europën në 75 vitet e fundit, e i cili vazhdon të sillet me mendësi dhe urrejtje të njejtë ndaj fqinjëve, e posaqërisht ndaj shqiptarëve. E bën Kosovën të duket fare e parëndësishme në rajon dhe e bën edhe më të brishtë në një proces të negociatave.

Në dimenzionin tjetër, e fyen në sedër çdo shqiptar të Kosovës, në mos për asgjë tjetër, së paku për faktin se e injoron dhimbjen e pamatshme që e kanë përjetuar deri në arritjen e lirisë, mu për shkak të Serbisë.

Populli i Kosovës e ka merituar lirinë për shkak të insistimit shekullor dhe për shkak të mundit dhe sakrificës së vet. Insistimi, mundi dhe sakrifica e Kosovarëve e ka bërë të qartë për të gjithë se, qoftë në aspektin human, qoftë në atë politik apo strategjik, është më pak e kushtueshme të çlirohet Kosova se sa të mbahet e pushtuar. Prandaj jemi të lirë. Dhe prandaj fyhemi në sedër kur na mohohet gjaku e sakrifica.

Dhe prandaj reagojmë edhe më ashpër kur dikush nga vëllezërit tanë në Shqipëri, na quan neve primitivë,… sepse na dhemb kur na fyjnë dhe na mohojnë gjakun.

Prandaj përligjja e mohimit të gjenocidit serb në Kosovë është bashkfajësi.
Mos i bëni analiza mini-schengenit! Bëni analiza vetvetes.
Shqipëri të duam! Sa Kosovën!
Por Kosova është gjaku ynë që nuk falet!
Budalla.

09/17/2020 21:06

Gjini: Të gjitha profetësitë e Kurtit kanë dalë të gabueshme