BLIC.TV

Ardian Gjini flet për idenë e Thaçit, tregon nëse e mbështetë atë!

02/15/2019 23:00
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ka treguar se nuk pajtohet aspak me idenë e dhënë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë, shkruan GazetaBlic.

I ftuar në “BlicInterview me Astrit Gashin”, Gjini ka folur për idenë e Thaçit të cilën thotë se nuk e di kah i ka ardhur në kokë, por shton se është e gabuar.

Presidenti Thaçi e ka një mendim me të cilin unë absolutisht nuk pajtohem. Kah ka ardhur ky mendim i tij, unë nuk e di – nuk mundem me e ditë. Por, e di që është i gabuar.” – ka thënë Gjini.

Ndonëse një pjesë e madhe nga Shtëpia e Bardhë e kanë përkrahur idenë e Thaçit,  Gjini konsideron se çdo ide mund të gjejë përkrahje por thotë se kjo e Thaçit më shumë do të shkaktojë probleme sesa të zgjidhë probleme.

Shikoni, ka ide. Dhe çdo ide mundet të gjejë përkrahje gjithkund. Unë e di që ka njerëz që mendojnë që kjo është një zgjidhje e qëndrueshme që në anglisht i thonë “Quick Fix”. Por ka shumë njerëz, edhe në SHBA mos të flasim, është një gjigand. Mos të flasim ka shumë njerëz që punojnë aty, është një gjigand vend  e që e dinë, ne po i shohim edhe komentet që një zgjidhje e shpejtë, e llojit të zgjidhjeve të tavolinave të ambasadorëve dhe të shekullit – XIX – mundet të shkaktojë probleme serioze në Kosovë.

Edi, ka njerëz të mençur, jashtëzakonisht të mençur, shumë të dijshëm që e kuptojnë Ballkanin, e kuptojnë Kosovën, të cilët mendojnë se një zgjedhe e tillë ka me shkaktua probleme e jo me zgjedhë probleme.” – ka shtuar Gjini.

/ © GazetaBlic /

https://www.youtube.com/watch?v=US_R5qRVqm8

09/17/2020 21:06

Gjini: Të gjitha profetësitë e Kurtit kanë dalë të gabueshme