Cult

Arbresha Hoxha shkon përtej kufijve me ekspozitën ‘Koncepte të Inkuadrimit’ – veprat e saj i prezanton edhe në Stokholm

01/22/2019 19:11
nga:FL.B

Dizajnerja e njohur kosovare, Arbresha Hoxha do të prezantojë në Stokholm ekspozitën e saj personale me vepra të dizajnuara, shkruan GazetaBlic.

Krijuesja nga Kosova e cila arriti të depërtojë përtej kufijve vetëm për të jetësuar qëllimin dhe objektivat e saj me fushën e artit, me datë 14 shkurt do të realizoj projektin e radhës të titulluar “Konceptet e Inkuadrimit”.

Ajo në këtë cikël paraqet mesazhet që ndërlidhen edhe me jetën reale. Nga copëzat tona të përditshme, shikimi kolor, rrugët e drejta dhe ato të lakuara, portretet reale dhe maskë ajo ka krijuar pazullin e jetës tonë prej të cilave edhe ekspozita e saj personale ka marrë titullin “Koncepte të Inkuadrimit”.

Në foto: Arbresha Hoxha – Dizajnere

 

E njohur si krijuese tash edhe si ligjëruese, Hoxha shprehet që organizimi i ekspozitave ndërkombëtare por edhe atyre vendore është sfidues. Ajo shton se pavarësisht kësaj organizimi i tyre të jep edhe emocion kur prezanton veprat tek artdashësit.

Hoxha njëherësh njihet për ekspozimin e veprave të saj edhe në Sharm Elsheikh të Egjiptit e po ashtu edhe në Stuttgart.

Vlen të theksohet se kjo ekspozitë mbështetet nga Ambasada e Kosovës në Stokholm si dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

/ © GazetaBlic /

Some of my art work [Burimi: Arbresha Hoxha – Facebook]

07/12/2018 14:36

Arbresha Hoxha, dizajnerja që do të përfaqësojë artin dhe kulturën kosovare në Egjipt