Cult

Arbresha Hoxha, dizajnerja që do të përfaqësojë artin dhe kulturën kosovare në Egjipt

07/12/2018 14:36
nga:L I

Dizajnerja e njohur kosovare, Arbresha Hoxha do të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe në botë në fushën e artit që do të mbahet në tetor të këtij viti, shkruan GazetaBlic.

Ngjarje kjo e cila do të mbahet në Sharm Elsheikh të Egjiptit, ku do të marrin pjesë një mijë artistë nga 180 shtete të botës.

Arbresha Hoxha, bashkë me disa artistë të tjerë do të jenë imazh i prezantimit të artit dhe kulturës kosovare.

Hoxha e cila fillet e para të artit i mori në SHBA, gjithashtu do të realizojë një ekspozitë personale në Zvicër, ndërsa pritet që shumë shpejt një të tillë ta mbajë edhe në Kosovë.

Ndryshe, Hoxha një vit më parë realizoi ekspozitën personale në Gjermani, ku përmes saj paraqiti vlerat kulturore të artit./GazetaBlic

07/08/2017 20:02

Ekspozitë në Gjermani, e dizajneres së njohur kosovare Arbresha Hoxha