Sporti

Arbnor Morina: Ia arritëm qëllimit!

09/25/2020 18:09
nga:M K

Trajneri i Arbërisë së Dobrajës, Arbnor Morina është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e sotme të skuadrës së tij përballë Besës në udhëtim.

Lexo edhe: Arbëria lidere!

Në deklaratën për “Art Sport” pas triumfit, Morina tha se djemtë meritojnë të përgëzohen për formën e mirë, respektivisht të vazhdueshme, përcjell GazetaBlic.

“Jam shumë i kënaqur. Ia arritëm qëllimit, për të cilin edhe jemi nisur drejt Pejës. Morëm tre pikë dhe tani shikojmë përpara. Nesër do ta kemi analizën, ku do t’i shikojmë të mirat e të këqijat e këtij takimi.

Ajo që më pëlqen më së shumti është fakti se djemtë po e mbajnë formën e mirë në vazhdimësi, e kjo është një pikë shumë e rëndësishme”, tha mes tjerash Morina.

/GazetaBlic/

10/16/2020 16:40

Morina: Secila ndeshje është e vështirë, por djemtë edhe sot treguan futboll cilësor